Rreth Nesh 2017-11-15T19:03:13+00:00

Kompania jonë

Viti 2001 ishte viti kur u themelua ndërmarrja jonë që do të merrej me montimin dhe dizajnimin e oxhaqeve në ambientet tuaja të brendshme dhe të jashtme. Kompania jonë neve na solli suksese shumë të mëdha, ndërsa juve ju solli shërbimet dhe produktet më kualitative në treg. Hapat e parë ishin një investim minimal nga ana jonë, por gjithmonë të sigurtë dhe të bindur për të ofruar cilësi dhe punë me përkushtim. Nuk ishte aspak e lehtë që të marësh përsipër ngrohtësinë që do t’ia mundësosh çdo ambienti, por me punë intensive dhe me dëshirë për atë që e bën, çdo gjë arrihet më lehtë. Kontributi i secilit nga familja jonë mundësoi që kompaninë ta ngrejmë gjithmonë e më lartë dhe të arrijmë këtu ku jemi sot. Tanimë ne punojmë me kapacitet maksimal dhe si një nga kompanitë e ralla e cila merret me montimin dhe dizajnimin e oxhaqeve, të njohura ndryshe si kamina. Me udhëheqje nga Safet Beshiri dhe me punë nga ekipi profesionist, ne jemi bërë sugjerimi i çdo klienti me të cilin kemi punuar.

Çka ju ofrojmë ne?

Kompania jonë është e çertifikuar me standardin ISO 9001:2008, prandaj duhet të jeni të sigurtë për shërbimet që ne ju ofrojmë!

  • Ndërtimin dhe dizajnimin e oxhaqeve – për këtë shërbim jemi profesionistët më të mëdhenj në treg. Ekipi i profesionalizuar dhe puna jonë mbi 15 vite, tregon se ne ju ofrojmë kualitet dhe punë të garantuar. Oxhaqet të cilët ngrohin ambientet tuaja janë përgjegjësi e jona dhe ne punojmë për të shfaqur përpara juve profesionalizmin maksimal. Nvarësisht nga preferencat tuaja, ju mund të zgjidhni oxhaqe statike dhe lëvizëse dhe dizajne sipas ëndrrës dhe ambientit tuaj.
  • Saldimi i hekurit të rëndë – pas fitimit të përvojës dhe profesionalizmit në fushën e parë, ne ndërmarrjen tonë e zgjëruam edhe më shumë duke sjellur për ju edhe saldimin e hekurit të rëndë, shërbim që e ofrojmë vetëm ne në rajonin tonë. Përdorimi i mjeteve profesionale dhe më inovative tregon seriozitetin me të cilin ne punojmë dhe përgjegjësinë që tregojmë ndaj punës që bëjmë.
  • Prerje me teknologji laserike – preciz dhe të saktë në çdo prerje. Formimin e pjesëve me formë sipas kërkesës tuaj ua mundësojmë vetëm ne.
  • Përpunim i hekurit – është një nga shërbimet e ralla i cili ofrohet në tregun tonë sepse kërkon makineri të veçantë, punë profesionale dhe përvojë, prandaj ju sigurojmë se këtë shërbim, më mirë se çdo kompani tjetër u’a sjellim ne.
  • Prerje laserike me Trumpf – për të krijuar dizajnet më të mira të parmakëve që ju dëshironi.
  • Formimi dhe shtypja e metaleve – shtypja dhe formimi i metaleve në forma të ndryshme është gjithashtu një nga shumë shërbimet tona. Me këtë ne krijojmë format e ndryshme të parmakëve për të dizajnuar shtëpitë tuaja.
CE

Prodhimet Tona

Kamina

Parmakë

Misioni ynë

Të sjellim përvojën dhe cilësinë zvceriane edhe në Maqedoni. Të ju mundësojmë që të prekni kualitetin e shumëkërkuar dhe të jemi pika kryesore drejt të cilës orientohet çdo person që ka nevojë për ndërtimin e oxhaqeve. Klientët tanë janë përgjegjësia jonë!

Vlerat tona

  • Çertifikim me standardet ISO 9001:2008
  • Përvojë mbi 10 vjeçare
  • Profesionalizëm
  • Garancion për punën që bëjmë
  • Efikas në kohë
  • Bashkëpunimi me kompanitë më të njohura
  • Kualiteti
  • Dizajni unik

Bashkëpunëtorët

  • Bela Casa – për fasadimin e oxhaqeve të cilat ndërtohen në oambientet e objekteve tuaja.
  • Rivedil – për dekorimin dhe dizajnimin e fasadave të oxhaqeve.
  • Akustika – për dizajnimin dhe formën që dëshironi ju tu jepni oxhaqeve që ndërtojmë.
  • Rio Company – për mbulim të oxhaqeve me material të mermerit, granitit dhe çdo lloji tjetër të gurit.

NA NDIQNI NË RRJETET TONA SOCIALE